Dyshohet se u mbytën në Bunë, Balla kërkon ndihmën e Malit të Zi për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve

Në ditën e dytë të kërkimeve për trupin e Almës 39-vjeçe dhe dy fëmijëve ta saj 8 dhe 3 vjeç, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë kërkesë që kërkimet per trupat e nënës dhe fëmijëve të nisin edhe në Mal të Zi.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i ka kërkuar homologut të tjj në Mal të Zi të ndihmojnë në kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve që u mbyten në lumin Buna. Kërkesa është për të nisur kërkimet në afersi te derdhjes se lumit Buna në detin detin Adriatik, raporton gazetari Esido Barkaj.

Kujtojmë se ditën e djeshme u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i 9-vjeçares, Ergesa Arrazi, e cila sipas hetimeve të deritanishme ndoqi nënën e saj në aktin ekstrem për tu vetëmbytur në lumë bashkë me motrën e vëllanë.

Ndërsa sot kërkimet janë bërë më intensive dhe janë përforcuar me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura. Aktualisht dyshohet se Alma u vetëhodh në lumë për shkak të dhunë së bashkëshortit të saj, Erdgys Arrazi.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9 vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi nje gje te tille. Motra e Almës  ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati Arrazi, dhe femijet e mitur.

Në momentin që eshte njoftuar nga policia se vajza e tij është gjetur e mbytur në lumë, Ergys Arrazi nuk ka reaguar. Para hetuesve, ai ka mohuar qe të kete ushtruar dhune ndaj bashkeshortes dhe tre femijeve te tij.

Ka qenë pikërisht kryefamiljari ai qe ka bëre denoncimin e pare për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve dhe menjehere uniformat blu jane vene në lëvizje duke angazhuar edhe polumbaret e forcave speciale RENEA.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimt te vetëvrasjes”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com