Dyshohet për trafik droge dhe dekonspirim të aksioneve policore, AMP arreston efektivin në Gjirokastër (Emri)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë Albano Rustemi, i dyshuar për shpërdorim të detyrës dhe lidhje me veprimtari kriminale.

Rustemi ka shërbyer si Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës dhe aktualisht është punonjës në Komisariatin e Policisë Dibër.

Hetimet, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, kanë zbuluar se Rustemi është i dyshuar për dekonspirimin e aksioneve antidrogë të policisë, përfshirje në trafik narkotikësh, ndihmën për kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra të tjera.

Sakaq, hetimet janë në vazhdim për të identifikuar të tjerë zyrtarë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com