Policia e Città di Castello arrestoi një shtetas shqiptar 23-vjeçar. I riu përballet me akuzën për tentativë vrasje.
Sipas rindërtimit të policisë, 23-vjeçari ndodhej në komisariatin e Città di Castello për të raportuar një sulm të pësuar më 23 maj nga dy vëllezër, një 17 vjeç dhe një 26 vjeç, shtetas egjiptianë, ku mbeti i plagosur.
Kur ka dalë nga zyrat ka parë 17-vjeçarin në rrugë. Sipas policisë, shqiptari ka hipur në makinë dhe e ka goditur.
Më pas ai u largua me shpejtësi.
17-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin Città di Castello ku u konstatua se kishte lëndime të shumta.
Shqiptari i arratisur u identifikua falë GPS në telefonin e tij celular në Umbertide, në via Caravaggio.
23-vjeçari ka tentuar sërish të arratiset, por nuk ka arritur shumë larg. Ai është bllokuar dhe i është nënshtruar masës së sigurimit “arrest me burg”.
/a.r