Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sarandë-Delvinë duke shkaktuar plagosjen e 2 personave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Qafa e Gjinos”.
Të plagosura kanë mbetur drejtuesja dhe pasagjerja: Anisa Zervoi 32 vjeç dhe Evelina Shehu, 49 vjeç. Dy të plagosurat janë transportuar me ambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e parë.
Mësohet se 32-vjeçarja ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut.
/a.d