Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ka nisur si grindje e çastit në rrugë.