Dy shqiptarë rrahin policin në Greqi, e pëson edhe babai i njërit prej të arrestuarve

Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një konflikt me një polic jashtë detyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ampelokipit.

Sipas asaj që është bërë e ditur, shqiptarët që lëviznin me motoçikletë, për arsye të panjohura deri më tani, janë grindur me një polic dhe e kanë rrahur.

Disa orë pas ngjarjes ata janë kapur në flagrancë dhe së bashku me policin janë dërguar në komisariatin e Patisionit.

Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në orët e mbrëmjes në komisariat u paraqit babai i njërit prej shqiptarëve dhe u krijua një situatë e tensionuar.

Pas qetësimit të situatës, polici u lirua ndërsa tre shqiptarët jo. Këta të fundit raportuan se nuk ndiheshin mirë dhe kërkuan që të shkonin në spital.

Të shoqëruar nga efektivë të policisë, ata u dërguan në një infermieri që ishte në shërbim. Por as aty nuk u qetësuan gjërat.

Të njëjtat informacione thonë se tensioni ka lindur sërish brenda spitalit pasi kanë nisur të shajnë punonjësit e policisë dhe të kërcënojnë stafin.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com