Dy pistat e hetimit për vrasjen e Eduart Reçit, biznesmenit iu bë pritë poshtë banesës

Biznesmeni i ndërtimit, Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë dhe ndërroi jetë më pas në ambientet e Spitalit të Traumës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së mërkurës, në rrugën Faik Konica në kryeqytet.

52-vjeçari Eduart Reçi sapo ishte dalë nga banesa e tij dhe në sheshpushimin e pallatit u qëllua me një plumb në kokë. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndërroi jetë për shkak të gjendjes së rënduar, shkruan A2 CNN. 52-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe prej shumë vitesh jetonte në Tiranë, nuk është person me precedent penalë. Për të identifikuar autorët, policia sekuestroi një sërë kamerash sigurie në vendin e ngjarjes dhe në zonën përreth. Por për shkak të errësirës, nuk vërehet asnjë lëvizje personash.

Në pamje dëgjohet një e shtënë dhe menjëherë 52-vjeçari bie përdhe pasi plumbi e kap në kokë. Kamerat e sigurisë nuk kanë mundur të shquajnë as lëvizjet e autorit, çka dyshohet që Reçi mund të jetë qëlluar nga lartësia.

Eduart Reçi prej disa vitesh merrej me firmën e tij të ndërtimit, ndërkohë që më herët ka qenë drejtor në institucionin e SHISH. Policia ka ende të paqartë se nga kanë qëlluar autorët, pasi edhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi hetimor u rikthye sërish të enjten në mëngjes në vendngjarje për të siguruar ndonjë provë të vlefshme. Si pistë për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi, policia i ka përqendruar hetimet në dy raste. E para në atë të ndonjë konflikti të mundshëm për çështje pronësie, dhe pista e dytë ajo e ndonjë konflikti në biznes.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com