Dy kallashnikovë kundër fëmijëve! Hetimet për atentatin në Tiranë, ja pistat që Policia ka në dorë

4 ditë pas ngjarjes së rëndë me 4 të plagosur, ku dora e krimit nuk kurseu as fëmijët, panorama e atentatit të Lundrës është ende me shumë pikëpyetje qoftë mbi autoret ende të pa identifikuar ashtu edhe për motivet.

Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët të armatosur me dy kallashnikov dhe me motorin e përdorur në ngjarje udhëtuan rreth 8 km derisa mbërritën këtu në fshatit Fikas ku mes bimësisë braktisën motorin dhe i vunë flakën. Ndërsa për armët e krimit, dy kallashnikovët ende nuk dihet asgjë

Këto janë gjurmët e fundit të autorëve dhe ajo çka ka mbetur pas djegies së motorit të autorëve të markës Yamaha i vitit 1998 pa numër shasie. Për identifikimin e tij policia po shpreson në karakteristika të tjera të mjetit, të cilat ua ka nisur policive partnere.


Në ngjarje policia dyshon se është përfshirë së paku dhe një personi i tretë që ka larguar autorët nga Fikasi ku braktisën motorin. Hetuesit në terren po punojnë me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna të reja mbi drejtimin që kanë ndjekur më pas autorët .

Deri me tani është zbuluar se autorët janë nisur nga fshati Vishnjë kanë vijuar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër ku kanë qëndruar rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë ndërsa në rrugë është shfaqur mjeti G Class ku udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj me mikun e tyre dhe shoferin, të cilët nga breshëria e dy kallashnikovëve mbetën të 4 të plagosur.

Për motivet e ngjarjes policia po heton në dy pista atë të ngatërrimit të objektivit dhe ndonjë konflikt të mundshëm të pronarit të Pelikani Security.

Policia po verifikon gjithë makinat e të njëjtit tip me atë që ra pre e atentatit që frekuentojnë zonën rezidenciale në Lundër si edhe makinat që po qarkullonin në unazën lindore mbrëmjen e 17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com