Dy javë pasi u lirua nga qelia, ish kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë.
Kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës.
Fredi Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pafajësi. Dhe gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi ish kryebashkiakun me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit të vitit 2023.
Beleri u lirua më 2 shtator pasi një gjykatë në Fier, ku ai po e vuante dënimin me dy vjet burgim për blerje votash, e pranoi kërkesën e tij për lirim të parakohshëm.
ish kryetari i bashkise se Himares, i cili ka shtetësi shqiptare dhe greke, fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit. Atij i dha leje gjykata e Fierit të shkojë për të marrë pjesë në seancën hapëse të Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg në korrik.