Dy anije ruse të mbushura me naftë fundosen në Detin e Zi, mbyten 29 anëtarë të ekuipazhit

Dy anije cisternë të Rusisë të mbushura me naftë dhe me 29 anëtarë të ekuipazhit janë fundosur në Detin e Zi, kanë konfirmuar autoritetet ruse.

Pamjet e publikuara nga Zyra e Prokurorit të Transportit të Jugut të Rusisë tregojnë një nga anijet të ndarë në mes dhe që po fundoset, ndërkohë që në ujë shihen shenja nafte. Të paktën një anëtar i ekuipazhit ka humbur jetën. Anija tjetër ka pësuar dëme të mëdha.

Ngjarja ka ndodhur në ngushticën e Kerçit, që ndan Rusinë nga gadishulli i pushtuar i Krimesë. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një grupi pune, të drejtuar nga Zëvendëskryeministri Vitaly Savelyev, për të hetuar incidentin, ndërsa autoritetet dyshojnë se në këtë ngjarje mund të ketë përfshirje të Ukrainës.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar, me pjesëmarrjen e anijeve të tërheqjes, helikopterëve dhe më shumë se 50 punonjësve. Anijet e dëmtuara, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, mund të mbajnë deri në 4,200 ton naftë secila. /a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com