Rreth orës 19:15 në lagjen nr. 13 në Durrës, është gjetur trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.
Sipas informacionit paraprak, trupi i 70-vjeçares është gjetur në det nga autoritetet lokale.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.