Plagos me thikë një 60-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, 54-vjeçari.
Ngjarja ndodhin në lagjen nr. 14, Durrës, ku sipas uniformave blu, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ermal Çirizi, 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gëzim Dika, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit E. Ç., për veprime të mëtejshme.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.