Nënkryetari i PD së Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj u shpreh nga Dibra se opozita ka qenë shumë e rrezikuar, por tashmë demokratët janë bashkuar.
Ai thekson se opozita ka qenë më e rrezikuar se kurrë në vitet e demokracisë, por PD ia ka dalë të bashkohet.
Gjekmarkaj theksoi ndër të tjera se do jenë shqiptarët ata që do të dëbojnë këtë qeveri. Ai u shpreh se Rama duhet të ikë dhe shqiptarët të rrinë.
Gjekmarkaj: Opozita ka qenë me e rrezikuar se kurrë. Asnjëherë asnjë opozitë nuk ka pasur kaq shumë armiq, por asnjëherë si kësaj herë PD ia ka dalë të emancipojë veten duke u bashkuar.
Ne jemi partia e pluralizimit, por lideri i saj është burgosur, ne jemi partia e lirisë, por liria është cënuar sepse kushtetuta është përpunuar për të burgosur Berishën, ne jemi partia e ekonomisë së tregut, por tregu është zaptuar nga 4-5 oligarkë. Ne jemi partia e NATO dhe partia e lëvizjes së lirë, por sot Shqipëria nxjerr vetëm djemtë dhe vajzat.
Rruga e Abrërit nuk po mbaron kurrë, ndërsa tuneli i Llogarasë për të shkuar tek vilat e ministrave po mbaron në një kohë rekord.
Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet, po ndryshon nga një shtet demokratik në një vilajet. Në krye është një pasha që ka një oborr, dhe në oborr ka vetëm shërbëtorë.
Nuk ka institucione që të thotë ndal. Thuhet që në Shqipëri po vijnë turistë, e vërtetë por vijnë të shohin si një qeveri dëbon një popull. Unë jam i sigurt që do ketë më shumë turistë për të parë si një popull do të dëbojë një qeveri. Kjo do të ndodhë shumë shpejt.
Ne betejat që po afrojnë, do të fitojmë dhe do marrim lajmin e fitores nga Dibra në gjithë Shqipërinë. Duhet të ikë Rama dhe të rrinë shqiptarët.
/a.r