Këtë mbrëmje, në studion e “Open” në News24 diskutohet tema nëse duhen ose jo ndaluar me ligj simbolet e komunizmit dhe kërkesën e Kishës Katolike drejtuar Parlamentit shqiptar.
Historiani Pëllumb Xhufi dhe Marenglen Kasmi shprehin mendimin se kjo nuk do të sillte asnjë ndryshim. Ndërkohë nga ana tjetër gazetari dhe studiuesi Erald Kapri dhe zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri Dom Mark Pashkja, e shohin një akt të domosdoshëm.
Pjesë nga diskutimet në studio:
Xhufi: Gjyshin tim që është 120 vjeç, që nuk jeton më, ta dënojmë, se ka qenë me Enver Hoxhën… nuk është Hitleri njësoj me Enverin, lëri parullat
Kapri: Jo, është njësoj, për shqiptarët Enveri është i tmerrshëm, janë e njëjta gjë, komunizmi ka vrarë 3 herë më shumë njerëz se nazizmi dhe fashizmi
Xhufi: Kanë vrarë gjatë luftës
Kapri: Edhe pas luftës
Kasmi-Po t’i vëmë të dyja, fashizëm, komunizëm dhe nazizëm, nuk mund t’i barazosh
Kapri: Po pse nuk i barazon?
Kasmi-Nuk kanë ngjashmëri, janë sistemi totalitare, por… kur vjen puna si gjykohet? Por në fund të fundit shikohet zhvillimi. Nazizmi mbi bazën e tij kishte shfarosjen. Plus kësaj një sistem totalitar që kishte agresivitetin, pushtimin. Fashizmi, shkon përsëri në një drejtim. Komunizmi, sistem totalitar, por nuk fusim dot të njëjtin zhvillim me vitet e luftës dhe pas luftës. Ky është një debat i përsëritur që duhej bërë që në 1992… duhet të bëhet kjo analizë. Pas 30 vitesh jemi shoqëri që në etapat tona ecim me trenin e fundit, por nuk është se nuk është bërë trajtimi këtu. Është diskutuar. Nuk ka për të prodhuar asgjë të re mendoj. Nuk e kuptoj pse duhet të ndërhyjë kisha.
Dom Mark Pashkja– Pse reagon kisha, dhe pse mundoheni ta veshni me diçka politike… kisha nuk është një OJF apo një institucion shtetëror, fakti se ne konsumojmë çdo ditë politikë, jo gjithçka që themi është politikë. Shërbimi me anë të kësaj deklarate nuk është në shërbim të politikës por në të mirë të popullit. Ju përgëzoj për kurajon që e reduktoni në këtë mënyrë komunizmin. Komunizmi ka vrarë shqiptarë, intelektualë.
Xhufi– Çfarë prisje ti nga Hoxha? Ishte diktator, e kishte në ballë. Ka dënuar kundërshtarët politikë, me faza dhe periudha të ndryshme.
Dom Mark Pashkja: Nuk kam pritshmëri nga politika, por nga shoqëria. Në kërkojmë përfshirjen që në momentin e instalimit të komunizmit, 44’ deri në fund.