Që në klipin e tij prezantues, këngëtari Silvi Fort ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Erjolën. Pavarësisht se Silvi ia ka shprehur disa herë pëlqimin e tij moderatores së njohur, kjo e fundit ka treguar se është duke analizuar disa situata dhe më pas mund t’i japë këngëtarit një mundësi.
Ditën e sotme, teksa ka qenë në oborr, Silvi i ka shprehur hapur ndjenjat e tij Erjolës, duke kërkuar një konfirmim nga ana e saj, nëse edhe ajo e pëlqen.
Silvi: Ajo që dua nga ty është thjesht një konfirmim që edhe ti më pëlqen dhe më sheh në këtë aspekt. Pastaj a do na pëlqejnë gjërat me njëri-tjetrin, si do vazhdojë, është tjetër gjë. Unë thjesht e dua këtë gjë, që edhe unë të mos e vazhdojë më. Ta di që deri këtu ishte dhe kaq.
Erjola: Unë si djalë të vlerësoj shumë, edhe si pamje po ashtu. Por është shumë herët për të pyetur për dicka më shumë. Momentalisht kaloj mirë me ty por të shoh më shumë në aspektin shoqëror, sinqerisht. Unë nuk jam një njeri që gënjëj apo dal nga vetja për një situatë, për një lojë, për një dinamikë apo për dicka të caktuar. Mua nëse gjërat më vijnë, i them.
c