Dronët rusë sulmojnë Kievin gjatë natës, vriten tre persona në Herson

Rusia e sulmoi të dielën kryeqytetin e Ukrainës me dhjetëra dronë, duke i vazhduar bombardimet shkatërruese ndaj Kievit dhe rrjetit të tij energjetik, thanë zyrtarët.

Derisa nuk u raportua për viktima në Kiev, në qytetin jugor të vendit, Herson, u vranë të paktën njerëz dhe u plagosën shtatë të tjerë nga sulmet ruse, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Produkin.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia i përdori në përgjithësi 78 dronë për të kryer sulme në gjithë vendin gjatë natës. Sipas saj, 32 prej atyre dronëve u rrëzuan, ndërsa 45 të tjerë u “zhdukën”.

Prej muajsh, Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa, duke synuar jo vetëm vendet ushtarake, por edhe infrastrukturën energjetike, në përpjekje që duket se synon të demoralizojë dhe të lodhë popullsinë civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com