Dronët iranianë drejt Izraelit, Jordania dhe Iraku mbyllin hapësirën ajrore

Menjëherë sapo u konfirmua lajmi se Irani ka lëshuar me dhjetëra dronë në drejtim të Izraelit, vendet e tjera në Lindjen e Mesme janë vënë në lëvizje. Kështu, pak kohë pasi mbylli hapësin e saj ajrore, pasi i druhej një sulmi të mundshëm iranian, Jordania shpalli gjendjen e emergjencës shtetërore.

Edhe Iraku mbylli hapësirën e tij ajrore.

Teksa konfirmoi lëshimin e dronëve, Izraeli tha se kishte mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë fluturimet, dhe se dronët pritet që të mbërrijnë rreth orës 02:00 të natës.

Sulmi u konfirmua edhe nga vetë Irani. Në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore, Garda Revolucionare tha se një degë e forcave të armatosura iraniane kishte targetuar vende specifike brenda në Izrael, me dhjetëra dronë e raketa.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com