Një drogë e re ka filluar të përdoret nga Sierra Leone. Bëhet fjalë për një agjent psikoaktiv, i cili prodhohet prej përzierjes së përmbajtjeve të tjera me pluhurin e kockave të njeriut, e cila po përhapet gjerësisht në vend dhe po përdoret kryesisht nga të rinjtë.
Droga në fjalë përzihet me acetone, tramadol dhe formalin dhe mund të prodhohet në kushte artizanale, ndërkohë që shkakton një efekt të ngjashë me drogërat e tjera në trurin e njeriut duke e bërë atë shumë të përhapur në Afrikën Perëndimore dhe sidomos në Sierra Leone, raporton Vizionplus.tv.
Por, për të patur një efekt sa më të madh, kësaj perzierjeje i duhet shtuar edhe pluhuri i kockave të njeriut duke bërë që përdoruesit të mësyjnë varrezat duke nxjerrë të vdekurit nga varret.
Droga ka gjashtë vite që po përdoret në këto shtete, ndërsa sëfundmi është shpallur edhe Gjendja e Jashtëzakonshme nga Presidenti i vendit, Julius Maada Bio i cili urdhëroi policinë që të bëjë roje nëpër varreza.
/a.r