Drogë nga Ekuadori në kontejnerët me banane, kapen tre shqiptarë në Itali, sekuestrohen 148 kg kokainë

Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Portin e Livornos, Itali, pasi trafikonin lëndë narkotike.

Sipas mediave të huaja, janë sekuestruar 148 kg kokainë.

Bëhet me dije se droga ishte fshehur në një ngarkesë me banane që kishte destinacion Zvicrën.

Nga të arrestuarit shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër, kishin hyrë ilegalisht në portin industrial të qytetit për të “mbledhur” lëndën narkotike të fshehur në një kontejner që mbërrinte nga porti i Guayaquil në Ekuador.

Siç shkruajnë mediat italiane, personat u identifikuan me anë të një skaneri, ku u gjetën rreth 139 pako brenda kontejnerit.

Për shkak se autorët nuk ishin banorë të Italisë dhe nuk kishin dokumente, ishte e vështirë për t’i identifikuar.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com