Trafikimi i kanabisit duket se ka hyrë në një trend të ri. Policia ka sekuestruar në kuadër të operacionit “Atlanta” 1 kg e 600 gram canabis, me përqindje të lartë THC.
Kjo sasi ishte nisur përmes postës nga SHBA në Shqipëri. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Atlanta”.
Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi I. S., 27 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit F. L., 21 vjeç.
Këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC”, njofton policia.
/a.r