Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane , pasi në automjetin e tij është gjetur drogë.
Gjatë një kontrolli nga efektivët brenda Zonës së Shërbimit “Scaligera” në Bashkinë Soave, iu gjetën gati 6 kg kokainë.
Sipas mediave të huaja, droga ishte e ndarë në 5 pako, të fshehura në bagazhin e makinës.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Verona Montorio.