Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 13 persona për vepra të ndryshme penale. Siç njofton policia në pranga kanë rënë dy persona për trafik lëndësh narkotike, dy të tjerë për mashtrim, tre për konflikte pronësie, një për dhunë ndaj të dashurës. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy drejtues automjetesh, ndërsa një tjetër për vjedhje në një subjekt privat.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin T. M. alias A. V., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi K. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale ekzekutuan vendimin penal për shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas dyshohet se duke shpërdoruar pozicionin e tij të punës pranë një subjekti privat, ka përvetësuar një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase. Gjithashtu gjatë kontrollit të aparatit celular të 46-vjeçarit u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– S. Xh., 26 vjeç, dhe Xh. R., 22 vjeçe, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143/25 i Kodit Penal. Këta dy shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit kanë përfituar shuma të ndryshme monetare nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se shisnin produkte të ndryshme online;
– A. Sh., 29 vjeç, banues në Tufinë, pasi për shkak të një konflikti pronësie ka sharë dhe ofenduar dy shtetas dhe i kanosur ata për të mos kallëzuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasit N. V., 62 vjeç, dhe M. V., 64 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi për shkak të një konflikti pronësie kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– R. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, B. D., 32 vjeç, banues në Vaqarr, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
– B. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke drejtuar automjetin tip “Skoda” ka aksidentuar shtetasen F. Z., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
/a.r