‘Dritan Gjika nuk është kapur’, Hoxha ndërton profilin e 48-vjeçarit shqiptar që akuzohet nga Ekuadori

Në fillim të javës u njoftua se u shkatërrua një tjetër kartel ndërkombëtar i trafikut të drogës që operonte mes Costa del Sol dhe Ekuadorit, ku u sekuestruan 3.2 tonë kokainë dhe ku policia bastisi 21 ambiente në Spanjë. Operacioni u shtri deri në Ekuador, ku objektiv ishte mafia shqiptare që kishte arritur të shtinte në dorë zyrat në rangjet më të larta në Ekuador. Mes 30 anëtarëve të grupit u përfol edhe 48-vjeçari shqiptar, Dritan Gjika, i vendosur në Ekuador prej vitit 2013.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se Gjika nuk është kapur dhe deri në mes të dhjetorit të vitit të kaluar ai ka qenë në Dubai, ndërsa për Krishtlindje ishte në Ekuador dhe më pas iku.

“Dritan Gjika i njohur me nofkën “Shkodrani” nuk është kapur, por është kapur një sasi prej 2.4 tonësh kokainë që për Ekuadorin nuk është ndonjë sasi e madhe se atje kapen më shumë, por në këto momente në Ekuador ka një luftë politike midis ish-presidentit Laso dhe presidentit Noboa që ka marrë detyrën.

Gjika nuk u kap edhe pse akuzohet si koka e grupit. Shqiptarët që vendosen në Ekuador nuk janë drejtues grupesh, por persona që bëjnë lidhje të fuqishme.

Dritan Gjika ka qenë i larguar nga Ekuadori, ka jetuar në Guajakil, ka gruan dhe fëmijët aty dhe prej 12 vitesh ka hapur kompani për tregtimin e frutave ekzotikë. Ortaku vendas i tij rezultonte se ishte përfshirë në tendera publikë për telefoninë, industrinë energjetike, mobilje. Gjika nuk është lider, nuk është bos. Deri në mes të dhjetorit të vitit të kaluar ai ka qenë në Dubai, ndërsa për Krishtlindje ishte në Ekuador dhe më pas iku”-tha Hoxha.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com