PS caktoi në Asamblenë e zhvilluar ditën e sotme, emrat e drejtuesve të qarqeve politike me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme 2025.
Lidhur me këtë listë ku u panë edhe ndryshime, por edhe emra që kanë mbajtur postin e tyre të mëparshëm, në një lidhje skype në edicionin e lajmeve me gazetarin Arbër Hitaj, analisti Ben Andoni u shpreh se qarku që PD do e ketë më të vështirë është Fieri, ku përballë Ballukut është Bardhi.
Bardhi sipas tij, nuk ka pasur ndonjë angazhim të madh në terren.
“Forca që mori Benet Beci pas fitores dhe investimet që po bëhen në Shkodër, kanë inkurajuar shumë që ai të mbajë peshën e një qarku që ka qenë problematik për PS, ndërkohë qe ka liruar shumë Spiropalin që shoh se do të ketë peshën kryesore në Tiranë.
Në Gjirokastër ka mbetur Kumbaro dhe duket që socialistët duken të kënaqur me punën e saj. Në vendet e tjera shoh ndryshime, ata e konsiderojnë garë me veten dhe jo me kundërshtarin. Një nga qarqet që është hambarë për PS është Fieri, që i është besuar Ballukut që përballë do të ketë Bardhin që nuk shquhet për punë të madhe në terren”, tha ai.
Lidhur me kandidimin e kryeministrit Edi Rama jashtë liste, Andoni u shpreh se me këtë Rama tregoi se është i sigurt për fitore.
“Rama do të kandidojë jashtë liste. Kjo është një nga sfidat më të mëdha që ka bërë ai, ashtu si në në zgjedhjet e kaluara që e vendosi veten dy herë në listë në Durrës dhe në Vlorë dhe me këtë që ka bërë tani, ai të djathtës i ka dhënë një mësim të mirë dhe kjo tregon se socialistët janë shumë të sigurt për mandatin e radhës”, tha ai.
Analisti komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS, për ti shpallur ‘luftë’ atyre që nuk deklarojnë pagat në sektorin privat.
Ai tha se me korrupsionin që është në vendin tonë, është diçka e vështirë që kjo të arrihet që të realizohet.
“Unë them që është një nga gjërat më të mira, nëse do të bëhet, por me korruposionin që është në vend është e paarritshme. Unë shpresoj që Rama ta çoj më përpara këtë, informaliteti është një lloj plage më të mëdha që mund të bëhet edhe kauzë zgjedhore, sepse pjedh korrupsionin. Në vendin tonë informaliteti ka përmasa të frikshme, kërcënimi ndaj biznesit më duket pak e tepruar nga ai”, tha ai.