Drejtoria e Burgjeve reagon ndaj SPAK: Ju thamë që Veliaj është i padënuar! Ndaj tij ka tre vendime pafajësie

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se Erion Veliaj nuk është i dënuar. Në përgjigje të kërkesës së SPAK, në një njoftim për mediat, institucioni i Burgjeve ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

‘Burgjet’ theksojnë se i kanë kthyer përgjigjet SPAK_ut më parë se Veliaj është i padënuar, teksa mbetet e dyshimtë pse prokurori Ols Dado në akuzë shkruan se i pandehuri është i dënuar më parë.

“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie.

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com