Drejtori i ri i Gardës, Bardhi: Zgjedhja e paracaktuar, të ngrihet Komision Etike!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka kryer vepër penale për zgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës.

Bardhi u shpreh se në mars të 2023 deputetët e mazhorancës u detyruan të votonin ndryshimet në ligjin për Gardën , ndërsa drejtori u zgjodh me porosi, si investim i një oligarku që në shkurt të 2024-ës.

“Në 10 shtator 2024 ministri i ri i brendshëm njoftoi se pas një konkurrimi na zgjodhi drejtorin e ri të gardës së republikës. Ky drejtor ishte zgjedhur para ndryshimeve në ligjin për gardën e republikës që u miratua nga ky parlament.

Për ju korrupsioni politik nuk është procedurë. Në mars 2023 në këtë sallë kur miratoheshin ndryshimet në kriteret për gardën, votuat sipas vullnetit të Ramës dhe 6 muaj më pas emri për të cilin ju thamë se po ndryshonit ligjin, u zgjodh me konkurs të hapur. Atë jua thamë ne.

Nuk ka akt më korruptiv që të detyroni deputetët për të votuar një ligj të porositur. Ky është korrupsion, është vepër e pastër penale.

Ju do duhet të ngrini komision etike për të ditur kush e solli ligjin në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votonin një emër që Rama e firmosi në shtator të 2024, në fakt e zgjodhi si investim i një oligarku që në shkurt 2024”, deklaroi Bardhi ndërsa kërkoi ngritjen e Komisionit të Etikës për të hetuar ndryshimet në ligj dhe zgjedhjen e drejtorit të ri të Gardës së Republikës.

“Detyroi deputetët të votonin dhe më pas bëri sikur ndoqi procedurën. Ligjet me porosi janë kthyer në traditë dhe normalitet për këtë mazhorancë. Në përputhje me Kodin e Etikës të ngrini Komision Etike dhe të hetoni si erdhi ligji”, u shpreh Bardhi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com