Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: Shtatë të dënuar janë futur në “41 bis” me kërkesën tonë

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose ka raportuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për punën e institucionit që drejton.

Në fjalën e tij, ndër të tjera z.Qose bëri të ditur se 7 të burgosur janë vendosur në regjimin e posaçëm “41 bis” më kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

“Sa i përket zbatimit të ligjit për regjimin e posaçëm, pas implementimit të ligjit në sistemin penitenciar, për herë të parë dhe jo vetëm në Itali por dhe në shtetin italian që është implementuar ky ligj, ka dhënë një efekt mbi të gjithë të dënuarit që kanë një rrezikshmëri të lartë dhe janë pjesë e grupeve të strukturuara kriminale dhe kryejnë këtë veprimtari akoma në ambientet e burgut me komunikime me anë të pajisjeve të tjera dixhitale. Në sistemin penitenciar aktualisht kemi 7 persona të cilët kanë kaluar në regjimin e posacëm dhe janë të 7 që kanë kaluar më kerkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi 22 kërkesa nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, 7 janë miratuar, pjesa tjetër është në proces”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Në raportimin e tij, Qose bëri të ditur se nga ligji i amnistisë përfituan 805 të dënuar që u liruan menjëherë, ndërsa 910 të tjerë përfituan nga ulja e dënimit me 1.6 vite që do të ketë efekte deri në Dhjetor 2025.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com