Drejtori i Institutit ‘Pashko’: Argita nuk është as zgjidhje e mirë dhe as e keqe, por është një zgjidhje

Analisti dhe drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj është shprehur se nëse Argita do të jetë kryetarja e re e “Rithemelimit”, kjo nuk do të thotë se Sali Berisha po i lë asaj Shqipërinë, por partinë e tij.

Iljazaj ishte i ftuar me një panel gazetarësh në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku komentoi fjalimin e Argitës në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” dhe thashethemet se ajo mund të jetë pasardhëse e Berishës. Iljazaj u shpreh se do të jenë shqiptarët ata që do ta votojnë ose jo Argitën.

Ai u shpreh se Argita Berisha si pasuese e të atit në parti nuk është zgjidhje as e mirë dhe as e keqe, por megjithatë është një zgiidhje.

Në analizën e tij, Iljazaj e quajti Kuvendin Kombëtar të Berishës një projekt personal për të mbajtur drejtimin e një force politike private.

“Për të dalë te Malltezi, unë e shoh si një zgjidhje nëse do ndodhi. Sali Berisha nuk po i jep Shqipërinë Argitës, po i jep atë forcën politike të tij, pastaj janë shqiptarët që vendosin do e votojnë apo jo” tha Iljazaj.

“Besoj se Berisha është vonë për këtë zgjedhje nëse do ta bëjë, pasi mund ta bënte që në 2013-ën. E shoh nga këndvështrimi i Berishës, kur thashë që ai e ka arritur objektivin politik, nuk thashë për Shqipërinë, por të interesave të tij. Prandaj thashë që ky është një projekt personal i fituar, por a është projekt për të djathtët? Jo nuk është”, u shpreh ai.

Fjalimi i Argita Malltezit ishte një testim për opinionin publik” tha Ervis Iljazaj, mbi fjalimin e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”.

Iljazaj shtoi më tej se ky ishte një testim, por që mërziti shumë anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij kishin shpresuar të pasonin partinë pas Berishës.

“Ishte testim. E para unë kam parë shumë njerëz të mërzitur nga krahu i opozitës, se shumë aty pretendonin se e kanë përdorur zotin Berisha gjithë këto kohë dhe ai do të largohej dhe ai do të trashëgonte elektoratin e zotit Berisha.“
“Me daljen në dritë të zonjës Malltezi janë mërzitur dhe janë shuar pak ëndrrat për elektoratin e zotit Berisha. Të gjithë pretendonin se e përdorën Berishën këto dy vite për të larguar Bashën dhe më pas do merrnin partinë, por ose e kanë njohur pak zotin Berisha, ose nuk e njohin politikën fare. Le ta gjykojë vetë populli shqiptar”, – tha mes të tjerash drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com