Drejtoresha e Burgut të fëmijëve: Shumica e autorëve të veprave penale vinë nga familjet me vështirësi ekonomike

Drejtoresha e Burgut të të Miturve, Marinela Aliaj e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus u shpreh se shumica e autorëve të veprave penale vinë nga familjet me vështirësi ekonomike.

Marinela Aliaj shpjegoi se fëmijët e kësaj shtrese kryejnë kryesisht veprat penale të grabitjes dhe lëndëve narkotike

Pjesë nga biseda:

Aliaj: Nuk kemi agresivitet aty brenda (në burg), sepse në momentin që akomodohet, brenda 10 ditëve bëhet komplet qasja. Në ditët e para nuk shfaqin agresivitet. Ndodhin debate me kalimin e kohës, por nuk arrijmë në nivele ekstreme.

Borakaj: Nga cila kategori familjes vinë autorët e veprave penale?

Aliaj: Nga të gjithë. Familjet me vështirësi ekonomike janë më të lartë në numër, sepse janë veprat penale të grabitjes dhe lëndëve narkotike.

Kujtojmë se Tirana u trondit më18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë. Autori ishte një adoleshent tjetër, 15 vjeç. Të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori kanë mbetur të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

E njëjta skenë kriminale me protagonistë dy studentë të universitetit privat “Metropolitan” janë përfshirë në një konflikt ditën e sotme që përfundoi në përdorim e armëve të ftohta. Pak metra larg institucionit arsimor, autori i dyshuar Ajdin Ajvazi ka plagosur me thikë 19-vjeçarin Aron Demiraj.

Po ashtu një 13-vjeçar, nxënës në shkollën 9-vjeçare të qytetit të Bilishtit është kapur brenda ambienteve të shkollës me një mjet prerës biçak. Ka qenë mësuesja e kësaj shkolle ajo që ka marrë informacion dhe më pas ka kontrolluar çantën e nxënësit, ku ka konstatuar dhe praninë e mjetit prerës. Pasi ka gjetur biçakun në çantën e nxënësit ka lajmëruar drejtorinë e shkollës e më pas policinë. Këta të fundit në prani të psikologes së shkollës kanë marrë në pyetje nxënësin, i cili mësohet të ketë thënë se e ka blerë në një dyqan në qytetin e Bilishtit, pa treguar me tej arsyet e kësaj blerje.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com