“Drejtësi për Liridonën”, nesër marshim në Tiranë për vrasjen tronditëse të 30-vjeçares me porosi të bshk

Vrasja e Liridona Ademajt ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm.

Ndërkohë ditën e nesërme është thirrur marshim në vendin tonë si një notë proteste për vrasjen në pabesi të 30 vjeçares, me porosi të  bashkëshortit të saj, Naim  Murseli.

Me parrullën “Drejtësi për Liridonën”, qytetarët do nisin marshimin në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, një krim i planifikuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli. Ky i fundit kishte paguar njerëz për vrasjen dhe e inskenoi gjithçka sikur të ishte grabitje e momentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com