Dosja “Sinomati”: Vrasja kushtoi mbi 200 mijë euro, pista mbetet përplasja mes bandave kriminale

Dosja “Sinomati”, vijon të jetë prioritet i policisë vendore të Vlorës, hetimet e të cilës vijojnë intensivisht pas 7 janarit për të bërë të mundur zbardhjen e detajeve të reja të cilat mund të ndihmonin hetimin dhe të identifikonin autorët.

Hetimet kanë arritur të hedhin dritë mbi mjetin që u përdor nga atentatorët të dyshuar. Sipas grupit hetimor automjet tip BMW rezulton i vjedhur në 19 tetor 2023 në Shkodër, ndërsa targat ishin të një automjeti në Kamzë.

Detaje këto që lënë pak vend për të mësuar diçka më tepër për autorët në kushtet e djegies së plotë automjetit pas ekzekutimit.

Shpresat e bluve, lidhen kryesisht me zbulimin e detajeve të personave të cilët mund të kenë përkrahur autorët për tu larguar nga vendi.

Detaje pranë grupit hetimor sqarojnë se pak minuta pas djegies së mjetit një tjetër automjet i dyshuar është afruar në lagjen “24 Maji”. Detajet për mjetin i kanë sqaruar pronarët, dy vëllezër nga Elbasani të cilët pretenduan shitjen e tij, në rrethana ku mungon akt- shitje. Ata dhanë detaje rreth blerësve, të cilët rezulton të mos kenë lidhje me ngjarjen.

Blutë e Vlorës, i kanë bërë të qartë personat e dyshuar të cilët i kanë shoqëruar 2 herë në polici brenda 72 orëve, por pa arritur të gjejnë prova për ti akuzuar si autorë të mundshëm.

Pistat mbeten ato të përplasjeve mes bandave kriminale, të lidhura me babain e viktimës.

Blutë e Vlorës, kanë rindërtuar vendngjarjen duke gjetur drejtimin nga ka shtënë qitësi, akt ekspertiza ka rrëzuar pretendimin se është shtënë nga makina, por grupi hetimor është treguar i rezervuar.

Sipas të dhënave paraprake, vrasja dyshohet se ka kushtuar mbi 200 mijë euro dhe se ekzekutori ka pasur bashkëpunëtore të cilët i kanë dhënë detaje mbi hartën e monitorimit me kamera të policisë në qytet. Çka e ndihmuar të mos lërë asnjë gjurmë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com