Dosja për vrasjen e Egli Progës/ “Ma dridh një duhan”, i dha cigare dhe më pas e grushtoi, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë se u…

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore në lidhje me dhunim për vdekje të Egli Proga nga Denis Meçe.

Sipas dosjes, një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ka treguar se para sherrit, të dy ata kanë qenë në një lokal, Egli i ulur në një tavolinë brenda, dhe Denisi në një tavolinë në pjesën e jashtme. Meçe i ka kërkuar disa herë Progës që “t’i dridhte një cigare”, dhe pasi ky i fundit ia ka bërë gati i ka thënë: Hajde merre.

Më pas autori ka hyrë brenda dhe ka marrë cigaren dhe kanë filluar të dy me njëri – tjetrin duke thënë, “o kushëri, o kushëri”. Pasi një çasti Egli i thotë Denisit: O b** q***ë, mos më bëni si të fortë se ju ** k**vat.

Më pas kaluan përsëri më të qeshur, por në një moment thuhet në dosje, Denisi i thotë Eglit: Hajde dalim pak jashtë.

Të dy kanë dalë jashtë për rreth 1 minutë kanë debatuar në trotuar dhe pas debatit, në një moment Denisi Meçe godet me grusht Egli Progën dhe këtij të fundit i ka rënë koka në një makinë të parkuar atje pranë dhe më pas është rrëzuar në tokëm, dhe është përplasur në asfalt.

Pas këtij momenti janë afruar njerëzit për t’i dhënë ndihmë, por ai nuk ka reaguar. Disa minuta më vonë ka mbërritur ambulanca, dhe pasi është transportuar në spital, është konfirmuar i vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com