Ka përfunduar seanca e sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha. Avokati i tij Genc Gjokutaj tha para mediave se shqyrtimi do te vijojë më 6 janar për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.
“E njëjta histori, e njëjta vjershë. Ai foli pa referencë. Ajo që ne kërkuam ishte të na shpjegonte faktin penal, lidhjen shkakësore, cilat janë veprimet, çfarë dëmi ka, çfarë pasoje ka nëse ka dhe të na individualizonte provat për secilin subjekt në këtë çështje.
Asgjë e tillë nuk ndodhi, prokurori filloi dhe mbaroi një përmbledhjen e tij dhe seanca është shtyrë për në 6 janar në orën 11:30.
Nuk pati komente për ndryshimin e masës së sigurisë. SPAK ka dorëzuar një ankim në Gjykatën e Apelit, është një ankim formal i paargumentuar sepse ato janë ezauruar si faza.
Për masën e sigurisë nuk u diskutua në këtë seancë. Ne tani fillojmë përballjen tonë para gjykatës që do të jetë me dyer të hapura në prani të njerëzve dhe mediave, kështu që gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar”,- tha Gjokutaj.