Dosja ‘5D’ SPAK u komunikon akuzat ish-drejtorëve Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.

Burime konfirmojnë se Mariglen Qatos, Redi Mollës dhe Taulant Tushës iu është komunikuar akuza për veprat penale korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Kjo për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë për shkak të afateve kohore kur dyshohet të jetë kryer.

Ndërkohë, mësohet se vijojnë hetimet i pasi me komunikimin e akuzave nuk ka përfunduar ende faza hetimore për mbledhjen e fakteve dhe provave nga SPAK.

Kjo e fundit firmosi disa javë më parë 3 masa sigurie arresti në burg për, Redi Molla, ish-Drejtor i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, ish- Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato, ish-Drejtor Inspektoriatit së Mbrojtjes së Territorit, në Bashkinë Tiranë.

6 masa të tjera sigurie që miratuan gjuthashtu nga gjykata ishin detyrim parqitje, ku bëjnë pjesë ish anëtarë komisioni të vlerësimit të ofertave.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com