Dosja “5D”, SPAK jep pretencën për Deborah Keçin dhe të akuzuarit e tjerë

Prokuroria e Posaçme dha pretencën për procesin e ndarë lidhur me dosjen “5D”. SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-drejtoreshën e klubit shumsportësh Tirana, Deborah Keçi, që për shkak të gjykimit të shkurtuar do ti zbriste në 8 muaj burgim.

Po ashtu u kërkua pezullimi i dënimit dhe vënia në provë për 2 vjet si dhe dënimi alternativë 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Sakaq, për Teuta Gurin, anëtare e KVO, u kërkua dënimi me 9 muaj burg, që me uljen e 1/3 së dënimit do të zbriste në 6 muaj. Dënimi sipas SPAK pezullohet dhe vendoset në provë për 2 vjet si dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.


E njëjta pretencë u dha edhe për anëtarët e tjerë të KVO-së, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Meraj.

Prokurori Klodian Braho tha se është marrë parasysh vlera e vogël e prokurimit, 3 milion lekë, ku ishte përfitues i kontratës publike Shoqëria “5D” për dy tendera, njëri i “Tirana parking” dhe tjetri për rikonstruksionin e një palestre.

Stylish GIF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com