“Doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë”, Berisha ‘tërbohet’ pas deklaratës së Ramës në podkastin me Frederik Ndocin

Shpifje të radhës e ka cilësuar Sali Berisha deklaratën e Edi Ramës në Podcastin me Frederik Ndocin, kur la të nënkuptohej se Berisha nuk donte të lironte të burgosurit politikë.

Rama kujton nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.

“Sollëm Kasem Trebeshinën , i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme.

U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur” kujton Rama.

Në një reagim në rrjetet sociale Berisha tha se PD në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë”.

Ai i bëri thirrje Ramës që të dënojë “firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste”.

Reagimi i plotë i Berishës!

Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e radhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqipërisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politikë.

Partia Demokratike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilët nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të dënojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzekutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com