Parlamenti polak ka mbështetur Donald Tusk për t’u bërë kryeministër pasi udhëheqësi aktual Mateusz Morawiecki humbi një votim të hënën. Partia populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Morawieckit nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet e Tetorit.
Presidenti Andrzej Duda, një aleat i PiS, emëroi zotin Morawiecki për të udhëhequr qeverinë e re. Dështimi i tij për të fituar një votëbesim i hap rrugën Tusk për t’u bërë kryeministër. Në total, 190 deputetë votuan për qeverinë e Morawiecki, krahasuar me 266 kundër.
Parlamenti i vendit, më pas emëroi Tusk për të udhëhequr vendin dhe pritet të marrë detyrën këtë javë. Tusk ka qenë më parë kryeministër i Polonisë midis 2007 dhe 2014, si dhe më vonë president i Këshillit Evropian. Kryeministri i ri do të prezantojë kabinetin e tij këtë të martë.
Pritshmëritë për koalicionin e ri janë të mëdha. Tusk ka premtuar një sërë masash që synojnë të zhbëjnë efektet e tetë viteve të sundimit të PiS. Qeveria e re është zotuar të rivendosë pavarësinë e gjyqësorit, për të cilën thotë se është minuar sistematikisht gjatë administratave të mëparshme.
“Ne po punojmë… në një sërë masash që do të rivendosin sundimin e ligjit sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Tusk. Ai gjithashtu është zotuar të zhbllokojë 36 miliardë euro të fondeve të BE-së të destinuara për Poloninë, të cilat Brukseli ka refuzuar t’i lirojë mbi shqetësimet e sundimit të ligjit.
Por për t’u bërë ligj, me qëllim realitimin e premtimit politik të Tusk, një proeuropian liberal, projektligjet e miratuara nga parlamenti duhet të nënshkruhen nga z. Duda, i cili mund të vërë veton ndaj tyre. Koalicioni i Tusk nuk ka mjaftueshëm deputetë për të anashkaluar veton presidenciale.