Doli nga Gjykata dhe drekoi, Gashi u ndihmua nga 22-vjeçari, si u tentua fshehja e kamerave të lokalit

Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut, theu masën e arrestit shtëpiak duke drekuar në fshatin Kus.

Për t’i shpëtuar penaliteteve ai u sigurua që të mos linte gjurmë. Për këtë, mjeku është ndihmuar nga një 22-vjeçar,i cili ka fshehur  DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku.

Megjithatë, Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus.

Po ashtu, 22-vjeçari që fshehu pamjet filmike akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com