Një 40-vjeçar në Durrës, i cili dyshohet se kishte dalë i zhveshur lakuriq në rrugë, është ndaluar nga Policia dhe është dërguar në spitalin psikiatrik.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas kontrollit mjekësor, rezultoi se 40-vjeçari ishte në gjëndje të rënduar psikologjike.
Po ashtu, pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës.
40 vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve./m.j