DOKUMENTET/ Kandidati kryesor i Arlind Qorit, ‘oligark’ në Ksamil! Redi Muçi, aksione në resortin luksoz

“Çfarë na thanë komunistët për kapitalizmin kishin patur të drejtë, por çfarë na thonin për vetën e tyre na kishin gënjyer”. Kjo thënie lapidare ka dalë nga popujt e ish-Bashkimit Sovjetik pas shpërbërjes së këtij të fundit kur njerëzit u ballafaquan jo vetëm me etapën e vështirë të ekonimisë së tregut, por edhe u shokuan me luksin që kishin jetuar ish-udhëheqësit komunistë. Dhe padyshim, këtij postulate s’mund t’i shpëtonin as neokomunistët e Arlind Qorit dhe figurat kyçe të Lëvizjes Bashkë. Por teksa jemi mësuar për akuza ndaj kryetarit në fjalë, një tjetër detaj ka dalë në pah pas një kërkimi të thjeshtë.

Bëhet fjalë për Redi Muçin, të maskuar si proletar dhe që kryeson listën e kandidatëve të Tiranës për Lëvizjen Bashkë. Muçi që në fakt shfaqet duke predikuar nën gjuërmet e Slavoj Zhizhek, në fakt nuk figuron aspak pjesë e klasës punëtore. Përkundrazi, familjarisht ai është aksioner në një nga resorted më luksoze në vend.

Konkretisht, bëhet fjalë për xhaxhanë dhe më pas babanë e Redi Muçit, të cilët janë aksionerë në resortin “Arameras” në Ksamil me një përqindje të konsiderueshme pronësie kur bëhet fjalë për çmimin e resortit në fjalë. Fredi Muçi, Redit, nga të dhënat e QKB figuron ndërtues e përfitues në kompleksion marramendës të jugut. Dhe në fakt Muçi dhe Qori mund t’i kenë sulmuar oligarkët, por kanë thënë të vërtetën përgjysëm sikundër pritej edhe prej postulatit të cituar në hyrje të shkrimit. Në listën e vakët të oligarkëve që përmendin, mungon Artan Dulaku. Pikërisht ortaku i babait të Redit në kompleksin e Ksamilit.

A e ka zënë vendin e parë në listë Muçi për shkak të financimit të të atit ndaj Lëvizjes Bashkë? Apo është thjeshtë kandidati që ka pranuar të hedhë më shumë para në fushatë? Kjo mbetet për t’u sqaruar. E vërteta është që neokomunisti kryesor i listës ka bashkëpronësi me të paktën një oligark.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com