“Doja ta godisja Lavrovin me grusht”, ministri ukrainas tregon prapaskenat e negociatave në Antalia

Bisedat më të vështira janë ato ku të duket sikur dëshiron të shkosh dhe ta godasësh me grusht në fytyrë personin, por nuk mundesh.

Ky është rrëfimi i ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, referuar negociatave mes përfaqësuesve të lartë të Kievit dhe Moskës në Antalia, dy vite më parë, ku përballë kishte homologun e tij Sergej Lavrov.

Në një intervistë që dha për blogerët, gjatë së cilës foli për shumë gjëra, nga gatimi, hobi e deri te futbolli ukrainas, Kuleba ka treguar se në të paktën dy raste ai do të kishte dashur ta godiste me grusht Ministrin e Jashtëm të Rusisë.

Këto detaje shefi i diplomacisë së Kievit i tregoi kur u pyetu se cilat ishin negociatat më të vështira që i është dashur të bëjë në karrierën e tij.

Mund të them se më ka ndodhur dy-tri herë. Një rast ishte me Lavrov, në Antalia, në pranverën e vitit 2022”, rrëfeu ai. Në atë kohë, Kouleba i kishte cilësuar bisedimet në Turqi si “të vështira”, kryesisht në lidhje me mundësinë e një armëpushimi dhe krijimin e korridoreve humanitare.

Sakaq, rrëfimet e tij u komentuan nga përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila tha se ato tregojnë që lidershipi ukrainas është krejtësisht i papërshtatshëm për këtë rol.

Ky është problemi: njerëz të paarsimuar, agresivë dyshohet se u rekrutuan për të shërbyer si ministra, për të shkatërruar Ukrainën për paratë amerikane”, i tha Zakharova gazetës ruse Izvestia.

Sipas saj Kuleba do të ishte më mirë të shkonte në një ring për “mundje pa pagesë”, në vend që të vijojë të drejtojë Ministrinë e Jashtme.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com