Dogji të gjallë anëtarët e “Bandës së Vakëfit” në ’97, Prokuroria kërkon 25 vite burg për Byniamin Hajron

Gati tre dekada nga dy vrasje horror që tronditën Beratin në vitin e trazirave 1997, Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe kërkon 25 vite burg për Byniamin Hajron. Ky i fundit rezulton se është organizator dhe ekzekutor i Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.

Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat Eduart Pema dhe Arjan Avdullai, i kanë futur në një garazhd dhe i kanë torturuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen.

Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Prokuroria e Beratit ka provuar se i pandehuri Byniamin Hajro, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.

“Sa më sipër u arrit në përfundimin se shtetasi Byniamin Hajro, me veprimet e tij të kundërligjshme ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë – Prokuroria e Beratit:

Prokuroria Berat kërkon 25 vite burg për shtetasin Byniamin Hajro për ‘Vrasje me paramendim’ ndaj dy personave, në vitin 1997

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në përfundim të hetimit, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Byniamin Hajro, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal ndaj viktimave E.P. dhe A.A., në vitin 1997 dhe dënimin e tij me 25 vjet burgim.

Në kuadër të proceidmit penal nr. 175 për vrasjen e dy shtetasve më 03.06.1997, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, ka prova të mjaftueshme se i pandehuri Byniamin Hajro, ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Nga hetimet rezultoi se i pandehuri, shtetasi Byniamin Hajro, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar, pasi i kanë rrëmbyer viktimat E.P. dhe A.A., i kanë futur në një garazhd dhe i kanë tortuar duke i goditur me mjete të forta, me armë zjarri dhe duke i djegur ata të gjallë, duke iu shkaktuar kështu vdekjen. Pas torturave, autorët e veprës penale i kanë tërhequr zvarrë trupat e viktimave me makinë në qytet.

Prokuroria provoi se i pandehuri Byniamin Hajro, ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe ka kryer veprën penale duke qenë në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit.

Sa më sipër u arrit në përfundimin se shtetasi Byniamin Hajro, me veprimet e tij të kundërligjshme ka konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i Kodit Penal.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com