Doganat bllokojnë mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabandë drejt Kosovës

Një sasi prej 34 420 copë me cigare elektronike është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi ishin pa pullë fiskale.

Kjo sasi me cigare prej 1500 kg nisur nga Gioia Tauro, Itali kishte si destinacion Kosovën.

Kjo pako ishte pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës, për këtë arsye është bërë bllokimi i kontenierit.

“Në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një kontenier ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë. Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com