Të tjera dëshmi zbardhen nga dosja e Prokurorisë në ngarkim të Altin Çokut, i cili është arrestuar si i dyshuar për “shkaktim të vetëvrasjes”, por ka një të shkuar kriminale.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.
Çoku ishte pacient i G. Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit , ndërsa i akuzuari kishte probleme shëndetësore.
Në deklarimet tij mjeku sqaron se Çokut i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë eurosh, i detyruar për shkak të kërcënimeve, madje pretendonte se kishtë vajzën sëmurë. Doktori ka deklaruar se është kërcënuar me jetë nëse nuk do i jepte paratë, por në fund të deklaratës kërkon që Altini të mos ndiqej penalisht.
“Në muajin qershor të vitit 2014, shtetasi i quajtur Altin Çoku, më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se i duheshin lekë, për të mjekuar gocën e tij, si dhe për ti dhënë avokatit për një çështje që kishte. Të njëjtën gjë, përveçse direkt, ma ka kërkuar edhe nëpëmjet mesazheve për të cilat i kam dhënë përpara jush, ku më kërkonte vazhdimisht lekë.
Unë këtij shtetasi i kam dhënë disa herë lekë në shuma të ndryshme, pasi isha i kërcënuar dhe i frikësuar prej shtetasit Altin Çoku, dhe për shkak të sëmundjes së tij mendore.Unë i kam dhënë disa herë shuma parash në euro. Njëherë i kam dhënë rreth 1000 euro, se më thoshte se kishte vajzën sëmurë dhe donte ta operonte, njëherë tjetër i kam dhënë se më thoshte do të të fus në burg, pasi unë isha marrë me vlerësimin e tij mjekësor të gjendjes menore.
-Shuma që unë i kam dhënë këtij shtetasi është rreth 4000 euro, që i kam dhënë në kohë të ndryshme. Këto ja kam dhënë nën presionin dhe kërcënimin e tij të vazhdueshëm që më bënte direkt mua, dhe nëpërmjet telefonit me biseda dhe mesazhe. Më thoshte dhe se do të zhduk dhe do të hedh shtëpinë në erë.
-…Unë kam vënë në dijeni babain e Altinit, i cili më ka thënë se nuk kam çfarë t’i bëj, por shko dhe denoncoje në polici. Në dijeni janë edhe drejtori i spialit Llesh Ndoci dhe drejtori aktual Gazmir Dervishi.
-…Nuk i mbaj mend data, por unë kam për të thënë se unë i kam dhënë shumën e lëkve që më ka kërkuar dhe shuma e përgjithshme ka qenë rreth 4 mijë euro. …Vetëm unë dhe Altini jemi në dijeni për lekët që i kam dhënë. Unë në familjen time nuk tregoja për këtë problem pasi nuk doja të shqetësoheshin.
-…Unë nuk i kam marrë asnjëherë para Altin Çokut, vetëm i kam dhënë atij. Nuk kam ndërhyrë asnjëherë tek askush për ta operuar. Nuk i kam lëshuar asnjë deklaratë shtetasit Altin Çoku se i kam marrë para. …Nuk kam pas shqetësime dhe kërcënime të tjera nga ana e tij. Pasi kam bërë kallëzimin shtetasi Altin Çoku, ka lëshuar një deklaratë se unë nuk i kam asnjë lloj borxhi dhe se nuk do të më sjellë më shqetësime të tjera. …Ndodhur në këto kushte, unë kam deklaruar se nuk dua që shtetasi Altin Çoku, të ndiqet për atë që unë kam bërë kallëzim pasi ne jemi sqaruar me njëri tjetrin”-thuhet në dosje./m.j