Do të njohin formalisht Palestinën, Izraeli tërheq ambasadorët nga Irlanda dhe Norvegjia

Izraeli ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji. Vendimi erdhi pasi këto dy shtete, bashkë me Spanjën, njoftuan mëngjesin e së mërkurës se do të njohin formalisht shtetin e Palestinës.

“Unë po dërgoj një mesazh të qartë sot, Izraeli nuk do të tërhiqet kundër atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij,” bëri të ditur ministri i Jashtëm, Israel Katz në një deklaratë të lëshuar nga ministria.

“Irlanda dhe Norvegjia synojnë t’u dërgojnë një mesazh palestinezëve dhe të gjithë botës: Terrorizimi shpërblehet. Pasi organizata terroriste Hamas kreu masakrën më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti, pasi kreu krimet seksuale më të tmerrshme që ka parë bota, këto vende zgjodhën t’i japin një shpërblim Hamasit dhe Iranit dhe të njohin një shtet palestinez.”

Spanja ishte gjithashtu ndër tre vendet që njoftuan të mërkurën se do të njohin zyrtarisht shtetin palestinez duke filluar nga 28 maji.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com