Sara dhe Silvi kanë bërë së bashku një marrëveshje për ta shpallur Silvin lider të shtëpisë. Sara i ka premtuar Silvit 4 vota në këmbim të disa avantazheve në favor të saj. Ajo i ka treguar planin e saj në dhomën e gjumit Ilnisës, Bardhit dhe Meritonit, për t’ju lënë atyre pjesën më të lehtë për të pastruar. Sara i rrëfen Ilnisës:
Sara: Më beson, madje ka thënë dua të jem me ty. Un i thashë do na lësh të katërve jashtë do të jap katër vota.
Pjesë nga biseda me Silvin:
Silvi: Do i japin katër vota? Do mi thuash dhe kush janë?
Sara: Kapitene grupi dhe do më mbash me hatër.
Silvi: Kapitene është pak problem. Okej s’kam ndonjë gjë për hatër, por një punë do e bësh.
Sara: Mua Bardhin dhe Meritonin do na lësh jashtë, te bari.
Silvi: Pjesën e pishinës jashtë, po jo enët se ato i ka më mirë Julia, se ajo i lan.
Sara: Të gjitha gjërat jashtë t’i bëjmë ne, edhe te lojërat do më zgjedhësh patjetër kapitene të grupit tjetër nëse kemi lojëra.