Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën në San Francisko të premten, Biden foli për “kaos” nën presidencën Trump, të cilin votuesit nuk duhet ta harrojnë përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
Muajin e kaluar, Biden iu referua përsëri atij sugjerimi të egër “injeksion zbardhues”, duke bërë shaka se Trump e provoi këtë metodë e cila sipas tij “i shkoi në të gjithë flokët”. Megjithatë, në ngjarjen e djeshme, Joe Biden bëri një gabim kur iu referua Kim Jong-un, “presidentit të Koresë së Jugut” (d.m.th. në vend të Koresë së Veriut) dhe “ngacmuesve” të tij ndaj Trumpit – siç i përshkroi letrat që kishte dërguar ndaj ish-presidentit të SHBA. (BalkanWeb)