Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në protestën e organizuar poshtë pallatit të Sali Berishës, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në arrest shtëpie.
Në fjalën e saj, Topalli bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet më 20 shkurt, një protestë kombëtare e organizuar nga opozita.
Aksioni opozitar u shpreh Topalli ka nisur me rezistencë, por do të vazhdoje deri në rebelim, derisa të vijë ndryshimi.
“Prania juaj këtu ka vërtetuar që jo vetëm nuk shkrihet PD dhe opozita, por përkundrazi ka mobilizuar cdo qelizë. Mbi të gjitha se ne shqiptarët edhe kur heshtim flasim, ne nuk ulim kokën sepse njohim mirë pasojat e diktuarave.
Këta e filluan duke marrë vulat. Në cilin vend të botës, ndodh që kryetari i një partie ne opozitë të caktohet me vendim gjykate. Ne Evropë jo, as në Afrikë.
Më 20 shkurt të gjithë sëbashku të dalim për të mbrojtur të drejtat tona. Ndaj duhet kurajë duhet vendosmëri, ka filluar me rezistencë do vazhdojë me protestë dhe do shkojë në rebelim derisa gjërat të ndryshojnë”, tha ndër të tjera Topalli./m.j