Situata shqetësuese kriminale në vend e nxjerrë në pah edhe nga hetimet e SPAK u diskutua në ‘Studio Live’ me sociologun Gëzim Tushi dhe gazetarin Sokol Dema. Tushi tha për Arbër Hitajn se shoqëria jonë po kriminalizohet dhe për këtë duket e pandjeshme pasi krimi tashmë shikohet si një gjë normale që nuk përbën më habi.
Gazetari Sokol Dema teksa tha disa detaje nga aksioni i SPAK ndaj kokave të krimit shtoi se pritet që të ndërmarret një tjetër hetim dhe megaoperacion si ‘Revanshi’, brenda këtij viti.
‘Nuk dihet nëse është autori i vrasjes së Aleksandër Ndokës. Flitet se vetë Durim Bami ka shprehur gatishmërinë për të shkuar për të folur me Arben Ndoka. Mesa duket ka zgjedhur të largohet. Që në momentet kur ishte i dyshuar për ngjarje kriminale, policia e ndalonte. Por i dyshuar mbetet edhe për atentatin e vrasjes së Bejtjas në mars të këtij viti. Gjithë këto vrasje e justifikojnë kërkesën e këtyre bandave kriminale për ta eleminuar. Vetëm për dosjen në fjalë janë më shumë se 20 fashikuj, imagjinoni sa shumë komunikime. Një fashikull ka 100-200 faqe.
Imagjinoni sa material ka tashmë SPAK. Sa herë SPAK kërkon ndihmë tek autoritetet franceze. Pa diskutim për këto ngjarje kriminale, mendohet se janë ngjarje që mund të zbardhen vetëm përmes kësaj mënyrë. Sky do jetë thesar i madh për zbardhjen e këtyre ngjarjeve. Në fazat më të mëvonshme do ketë goditje të grupeve kriminale në Elbasan, Vlorë, Fier.
Një ngjarje në Fier, u zbulua pasi nuk ishte kuptuar kush e kishte porositur. Pritet të ketë operacione të tilla. Ka shumë efektivë që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtyre aplikacioneve dhe po dalin nga SPAK. AMP nuk e ka fuqinë të godas në këtë rang. Brenda 2024 SPAK do godas me një operacion të ngjashëm.’