Aktorja Egla Ceno ka folur si rallë herë për partnerin e saj. Teksa po qëndronte jashtë me Julin ajo foli më shumë për romancën e nisur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP 3. E pyetur nga Juli, Egla tregoi se me të ndihet shumë e dashuruar dhe rehat, duke shtuar se momentalisht ai jeton me prindërit e tij.
Egla refuzoi të jepte më tepër detaje për këtë temë.
Biseda mes Eglës dhe Julit:
Egla: Nuk është e fshehtë fare. Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më.
Juli: A ka shpi të vetën apo po e bëni bashkë? A ka shtëpi? A ka motra dhe vëllezër?
Egla: Ai jeton me prindërit. Do ta marr kollovar. Ka mundësi ta marr kollovar.
Juli: Qeka djalë i bindur.
Biseda vijon..
Juli: Çfarë bën në jetë ai? Inxhinier? Arkitekt? Çfarë bën në jetë?
Egla: Merr frymë. Paske informacion se po pyet gjatë gjithë kohës.
Juli: A mendon se ky po të pret akoma?
Egla: Nuk e lë veten të më presi askush dhe nuk prek askënd. Gjërat e mia i kam shumë me këmbë në tokë. Nuk jetoj në ajër.